Rugova: Prishtina është Prishtinë!

Basketboll

Rugova: Prishtina është Prishtinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:52
Granit Rugova në veprim

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Granit Rugova, është ballëlart pas fitimit të Kupës së Kosovës. Ai tha se kanë ekip shumë të mirë dhe beson se do ta mbrojnë edhe titullin e kampionit në elitën e basketbollit të Kosovës. “Prishtina është Prishtinë. Përkundër fillimit jo të mirë, gjithmonë arrijmë të mobilizohemi dhe të tregojmë pse Prishtina është kampion i shumëfishtë në Kosovë. Sepse edhe në momentet më të vështira arrin t’i kalon dhe prapë të del me faqe të bardhë para dashamirëve të klubit”, thotë Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat