Ja pse dënohet KB Peja

Basketboll

Ja pse dënohet KB Peja

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 18:38
KB Peja

Klubi i basketbollit Peja dënohet nga FBK-ja për hudhje të gjësendeve nga shikuesit e tyre!
Sjelljet e shikuesve: Sipas Propozicioneve të Garave, Neni 28.2: Organizatori është i obliguar që në kërkesë me shkrim të ekipit mik dhe pas dhënies së pëlqimit me shkrim nga Komesari i Garave, 72 orë para fillimit të ndeshjes, të sigurojë bileta për shikuesit e saj. Komesari i Garave mund të japë pëlqimin e tij ose jo, pas konsultimit me organet e sigurisë. Parashtruesi i kërkesës e mban përgjegjësinë për shikuesit e vet dhe i nënshtrohen sanksioneve sikurse edhe vendësi për mos respektimin e Propozicioneve të Garave. 
Me kërkesë të KB Peja në ndeshjen finale në palestër kanë qenë prezent shikuesit e saj, nga të cilët ka pasur hudhje të gjësendeve të forta, të cilat mund të shkaktojnë lëndime dhe për këtë arsye KB Peja mbanë përgjegjësinë për shikuesit e saj dhe Konform Nenit 49.3 dënohet me 300.00 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat