E kujt është kjo palestër sportive?

Basketboll

E kujt është kjo palestër sportive?

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 17:23
Palestra e Sportit

Prej shumë vitesh basketbolli shqiptar vuan infrastrukturën e rrënuar. Qendra e re Olimpike e ndërtuar pranë ish-kompleksit “Dinamo” është drejt përfundimit dhe për Shqipërinë është ambienti më i mirë i sporteve të sallave.

Ky është një lajm i mirë edhe për basketbollin, por jo vetëm, në të mund të organizohen kampionatet e volejbollit, futsallës, mundje, peshëngritje e me radhë.

Federata Botërore e Basketbollit, ka dërguar në Shqipërisë për inspektim të infrastrukturës një nga këshilltarët kryesor të presidentit të FIBA-s, Lubomir Kotleba.

Në përfundim të vëzhgimit të këtyre ambienteve, vëzhguesi i FIBA-s, ka shumë kritika dhe vetëm një lajm pozitiv ndoshta, që Shqipëria mund të zhvillojë ndeshje në këtë impiant pa u shoqëruar më me gjoba për mosplotësim standardesh.

“Kur e pashë nga jashtë mbeta i habitur sepse ishte diçka shumë e bukur. Më pas në brendësi ka një sërë mangësirash dhe kjo është një surprizë jo e mirë. Megjithatë sa i përket gjobave dua të theksoj se FIBA nuk vendos gjoba, ajo është një organizatë fleksibël. Sigurisht që përdorimi i impiateve do të jetë i kufizuar. Por gjithsesi ju vazhdoni të luani ndeshje me skuadrën kombëtare dhe do të vazhdoni ta bëni një gjë të tillë”, u shpreh Lubomir Kotleba , vëzhgues i FIBA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat