Drenicaku që çmendet për Pejën: Shqiponjë lind!

Basketboll

Drenicaku që çmendet për Pejën: Shqiponjë lind!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 19:31
Fidan Kaçkini

Ka një dashuri të pakufishme për klubin e basketbollit Peja. Udhëton me qindra kilometra dhe asnjëherë nuk përton për Pejën. Ai ka një dashuri që as vetë nuk mund ta shpjegojë për verdhezinjtë dhe kënaqen me rezultatet e saja. Ai është tifozi nga Skenderaj i Drenicës, Fidan Kaçkini. Një tifoz i mirëfilltë me plotë kuptimin e fjalës dhe që me shokët e tij i japin një motiv shtesë basketbollistëve të Pejës. 

“Prej vitit 2002 jam tifoz i Pejës. Mundohem në çdo lojë të jem i pranishëm, qoftë shi, qoftë borë, furtunë, vapë,  nuk më ndalë, nisem për Pejë e ku do që është nevoja”, tha Kaçkini për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Jetën e jap vetëm për Zotin, por Pejën e dua shumë, por edhe të gjithë i respektoj”, thotë Kaçkini, i cili po kënaqet me Pejën që tani garon në Ligën Ballkanike dhe synon finalen e madhe. “Shqiponjë lind, nuk bëhesh!”, tha ai. Tifozët Shqiponja janë krenari e qytetit pejan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat