Bashkimi-Trepça, përballja më e nxehtë

Basketboll

Bashkimi-Trepça, përballja më e nxehtë

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:44
Pamje nga një ndeshje

Nesër janë në program dy ndeshje dhe pasnesër një në javën e 19-të të elitës së basketbollit të Kosovës. Nesër Sigal Prishtina është nikoqire e Golden Eagle Yllit (18.00) dhe Bashkimi e pret Trepçën (20.00). Të dielën do të përballen Rahoveci dhe Peja, takim ky që do të luhet duke filluar nga ora 18.45 në Gjakovë. Sigal Prishtina prin me 34 pikë, katër më shumë se Trepça në vend të dytë. Ndërkaq, Bashkimi është në pozitën e tretë me 29 pikë, ka dy takime me pak se lideri dhe Peja mban vendin e katërt me 27 sosh, por me tri ndeshje me pak se dy rivalët që janë në dy vendet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat