Pejës i mungon një qendër klasike

Basketboll

Pejës i mungon një qendër klasike

Nga: Blerim Krasniqi Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:49
Blerim Krasniqi

Debate

Peja për katër pikë (80:76) mposhtet si mysafirë nga Kumanova, në ndeshjen e Ligës Ballkanike. Peja sivjet ka pasur shumë turbulenca në ekip, shfaqi formë jo stabile në shumë perioda të garave, pastaj ndërrimi i basketbollistëve e bëri të veten, shkuarja e ardhja, mos akomodimi i tyre, kështu me radhë, atëherë është jokorrekte dhe joreale me pritur më shumë nga Peja. Puna si e garave në shumë kompeticione: në Ligën Ballkanike, kombëtare, evropiane, natyrisht kjo të tregon se klubet duhet me pasur fond me të madh të lojtarëve që t’i bëjnë ballë presionit dhe faktikisht i obligojnë dhe detyrojnë me bërë ndërrime apo rotacione. Edhe në komentin tim të mëhershëm në gazetën  ‘Bota sot’ kisha theksuar renditjen e ekipeve për Kupën e Kosovës e cila doli e saktë 100 për qind. Sigal Prishtina për shkak të fondit të lojtarëve e fitoi Kupën e Kosovës.

Te KB Peja është vërejtur një lodhje, sidomos kur hulumton edhe pesëshen e parë të saj. Pastaj nuk mundesh me ditur se çfarë ka brendapërbrenda klubit, por e tëra që është vërejtur një jostabilitet dhe kjo ka nënkuptuar që nuk mundesh me pritur më shumë. Kumanova është lider i grupit dhe ky është realiteti në përgjithësi i një ekipit siç është Peja. Do të jetë mjaft vështirë për Pejën për të siguruar gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike, kur dihet konkurrenca,  kur dihet lodhja e lojtarëve, lëndimet, faktikisht edhe duhet arritur formën në momentin e duhur...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat