Westbrook tregon fuqinë e tij

Basketboll

Westbrook tregon fuqinë e tij

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 12:04
Rusell Westbrook

Sërish ai, gjithmonë ai, shpëtimtari i Oklahoma City Thunder është padiskutim Rusell Westbrook. 28-vjeçari nga Kalifornia, zhvilloi një tjetër ndeshje të madhe këtë herë ndaj New Orleans Pelicans duke udhëhequr, Oklahomën drejt një fitoreje shumë të rëndësishme me rezultatin 118:110. Westbrook arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës, duke koleksionuar në total 41 pikë. Një paraqitje super ajo e yllit të Oklahomës i cili ndihmoi skuadrën e trajnerit Billy Donovan të regjistronte fitoren e tretë radhazi dhe të hidhte një hap të sigurt drejt kualifikimit në play-off.  DeMar DeRozan fiton derbin personal me Damian Lillard. Në Air Canada Center, Toronto Raptors mposhti pas një ndeshjeje spektakolare me shifrat 112:106, Portland Trail Blazzers. Më i miri mbi parket për skuadrën kanadeze ishte DeMar DeRozan, autori i 33 pikëve. Në krahun tjetër Lillard realizoi 28 pikë , por pavarësisht kësaj Portland pësoi një tjetër humbje të 34-tën në këtë sezon dhe tashmë rrezikon seriozisht të ngelet jashtë zonës play-off në Konferencën e Perëndimit. San Antonio Spurs thellon krizën e Los Angeles Lakers. Në Staples Center skuadra teksane e pati shumë të thjeshtë përballë vendasve nga Los Angelesi. Falë edhe 25 pikëve të realizuara nga Kawhi Leonard, San Antonio dominoi me lojë dhe rezultat përballë 16-herë kampionëve të NBA, të cilët po zhvillojnë një tjetër sezon të dështuar. Për momentin Lakers-ave u mungon një lojtar si Kobe Bryant i cili u tërhoq nga basketbolli në fund të sezonit të kaluar. 98:119 në favor të San Antonios, ishte rezultati që prodhoi dueli i Staples Center, me skuadrën e Gregg Popovich që regjistroi fitoren e 4-t rresht dhe nga ana tjetër u shkaktoi kalifornianëve humbjen e 4-t radhaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat