Bie Golden State, Wesbrook 43 pikë për Thunder

Basketboll

Bie Golden State, Wesbrook 43 pikë për Thunder

Më: 1 mars 2017 Në ora: 17:27
NBA

Golden State Warriors, që e ka siguruar zonën “Play-Off” lëshoi terren në parketin e Washington Wizards, duke u mposhtur 112- 108. Në “Verizon Center”, Stephen Curry me shumë thuajse nuk ekzistonin mbi parket gjatë periodës së parë që u mbyll 40-26 në favor të Wizards. Kjo diferencë rezultoi vendimtare për fitoren e vendasve edhe pse në periodën e tretë Warriors mundën të rikuperonin 12 pikë. Bradley Beal dhënoi 25 pikë, po aq sa Curry, ndërsa Markieff Morris shtoi edhe 22 pikë të tjera për Wizards.

I papërmbajtshëm Russel Wesbrook në fitoren 109 – 106 të Oklahoma City Thunder ndaj Utah Jazz. Statistikat e “yllit” të Thunder edhe në këtë ndeshje ishin jashtë normales. 43 pikë, 10 asiste dhe 11 topa të rikuperuar nën tabelë. Për Oklahoman kjo ishte fitorja e katërt radhazi, që e mban në pozitiva të mira në zonën Play-Off në konferencën e Perëndimit.

Shpërthen Denver Nuggets në “United Center” të Chicagos me rezultatin e përgjithshëm 107-125. Italiani Danillo Gallinari rezultoi më i miri mbi parket me 22 pikë, ndërsa Chandler shtoi edhe 20 pikë të tjera për Denverin. Nuggets luajtën me një ritëm të shfrenuar në pjesën e dytë duke realizuar plot 69 pikë, ndërkohë që pjesa e parë kishte përfunduar 59 – 56. Për Nuggets gara për zonën Play Off mbetet ende e fortë, pasi renditen në vendin e tetë në Perëndim, ndërsa “Bullsat” janë në një pozicion më komod në Lindje.

Detroit Pistons fitoi 120-113 në shtesë ndaj Portland Trial Blazzers sfidë në të cilën spikati Marcus Morris me plot 37 pikë, 6 asiste dhe 8 rikuperime, duke fituar duelin me Lillard që gjithashtu zhvilloi një ndeshje spektakolare duke realizuar 34 pikë, 9 asiste dhe 11 ribaund për Blazzers. 109-109 u mbyll koha e rregullt, por Pistons i bllokuan kundërshtarët e tyre në shtesë duke i lejuar që të shënon vetëm 4 pikë.

Në dy takimet e tjera të mbrëmjes Memphis Grizlies iu imponua 130 – 112 Phoenix Suns, ndërsa Los Angele Lakers u dorëzua në minutat e fundit 104 – 109 ndaj Charlotte Hornets në “Staples Center”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat