Nixha, përzgjedhës i ri i kombëtares së Kosovës...

Basketboll

Nixha, përzgjedhës i ri i kombëtares së Kosovës...

Më: 2 mars 2017 Në ora: 17:26
Nixha

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka emëruar Këshillin Profesional, përzgjedhësit dhe ndihmësit e kombëtares së Kosovës të grupmoshës U-18 në të dyja konkurrencat, si dhe të U-20. Në Këshill Profesional janë emëruar: Tone Krump. kryetar i KP-së, Arben Krasniqi – SHTBK (kryetar), Faton Kurshumlija - përfaqësues i gjyqtarëve/vëzhguesve, Ilir Selmani – përfaqësues i trajnerëve dhe vijues i programit FECC, Arben Polloshka (ish-basketbollist) dhe sekretari i Përgjithshëm me detyrë zyrtare. Ndërkaq përzgjedhës i kombëtares së Kosovës U-20 është emëruar Jeton Nixha, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Elvedin Plakiq. Përzgjedhës i kombëtares së Kosovës U-18 është emëruar Dritëro Sefaja, kurse ndihmës i tij do të jetë Petrit Zeqiri. Përzgjedhës i kombëtares  U-18 (femrat) është emëruar Fidan Shatri, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Afrim Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat