NBA, Cleveland tjetërsohet pa Lebron James

Basketboll

NBA, Cleveland tjetërsohet pa Lebron James

Më: 5 mars 2017 Në ora: 12:17
NBA

Pa tre yjet e saj Cleveland Cavaliers është një skuadër lehtësisht e thyeshme. Kampionët në fuqi të Nba, në mungesë të treshes Lebron James, Kevin Love, Kyrie Irving pësuan  një humbje shokuese nga Miami Heat në Florida. Në American Airlines Arena skuadra e Eric Spoelstras triumfoi me shifrat e thella 120-92 përballë Cleveland-it që pa 3 basektbollistët e saj më të mirë u shfaq si një ekip i pafuqishëm për të bërë dicka. Slloveni Goran Dragic ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për ekipin nga Florida me yllin e Miamit që realizoi 23 pikë në këtë ndeshje. Vetëm perioda e parë ishte e rivalizuar sepse më pas sfida e American Airlines Arena nuk kishte më histori. Te vendasit një paraqitje të mirë dhuroi edhe Hasan Whiteside autori i 20 pikëve. Cleveland-it nuk i mjaftuan 21 pikët e Frye me skuadrën e Tyron Lue që pësoi humbjen e 19-të në këtë sezon dhe të 3-tën në 5 ndeshjet e fundit.

Tjetër fitore pas kohës shtesë për San Antonio Spurs, e dyta rradhazi. Në Texas, formacioni i trajnerit Gregg Popovich vuajti jo pak por në fund ia doli të mposhte me shifrat 97-90 Minesotta Timberëolves duke koleksionuar suksesin e 7-t rresht. Në një ndeshje ku San Antonio ishte gjithmonë në ndekje të Minnesottas, heroi i padiskutueshëm i ekipit teksan rezultoi i përhershmi Kaëhi Leonard, autori i 34 pikëve, asisteve dhe 10 topave të kontrolluar poshtë tabelës. Vijon në këtë mënyrë forma e shkëlqyer e Spurs, por gjithsesi për San Antonion do të jetë e vështirë ti rrëmbejë vendin e parë në konferencën e Perëndimit, Golden State-it.

Një fitore spektakolare regjistroi Houston Rockets. Skuadra tjetër teksane e pati të thjeshtë përballë Memphis Grizzlies. Në Toyota Center Houston fitoi me rezultatin 123-108, për meritë edhe të James Harden, njeriut simbol të kësaj skuadre. Ylli i Rocekts koleksionoi në total 33 pikë, 11 asist dhe 7 rebound duke udhëhequr ekipin teksan drejt një fitoreje të rëndësishme të 8-tës në 10 ndeshjet e fundit. Vendi i 3-të në Konferencën e Perëndimit nuk mund të diskutohet dhe do të jetë pronë e Rockets deri në fund të sezonit të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat