Slloveni në krye të Këshillit Profesional të FBK-së

Basketboll

Slloveni në krye të Këshillit Profesional të FBK-së

Më: 6 mars 2017 Në ora: 16:05
Topi i basketbollit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka emëruar trajnerin e mirënjohur slloven dhe instruktorin e FIBA-s, Tone Krump si kryetar të Këshillit Profesional dhe me të së bashku është duke e hartuar programin për Edukimin dhe Licencimin e Trajnerëve në Kosovë. 

Këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë trajnerët dhe në edicionin 2017/18 në asnjë ligë të Kosovës, të asnjë rangu nuk do të mund të punojnë trajnerët që nuk janë pjesë e programit apo nuk e kalojnë provimin dhe rrjedhimisht nuk do të bëhet lincencimi i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat