Në Gjakovë Turneu final i Kupës së Kosovës

Basketboll

Në Gjakovë Turneu final i Kupës së Kosovës

Më: 7 mars 2017 Në ora: 16:08

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që KB Vëllaznimi nga Gjakova të jetë organizatore e “Final Four”-it të Kupës së Kosovës për kategoritë e reja, U-16 dhe U-18.

KB Vëllaznimi ka qenë e vetmja skuadër që ka shprehur interesimin për të organizuar këto dy ngjarje.

Deri më tani qyteti i Gjakovës, asnjëherë nuk ka qenë nikoqire e Turneut Final të Kupës së Kosovës për kategoritë U-16 dhe U-18.

"Final Four"-i i të dyja gjeneratave do të zhvillohet më 25 dhe 26 mars 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat