Veseli shpreson në fitore kundër Kozuv-it

Basketboll

Veseli shpreson në fitore kundër Kozuv-it

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2017 Në ora: 11:20
Alban Veseli

Basketbollisti me përvojë, Alban Veseli, beson se me një lojë të mirë do të dalin ballëhapur në këtë sfidë të zorshme ndaj Kozuv nga Gjevgjelia e Maqedonisë e cila luhet sonte në Pejë në orën 19.00.  “Kozuv ka një ekip shumë të mirë dhe natyrisht do të jetë shumë vështirë, por pa dyshim synimi ynë është më lartë, kështu që besoj shumë që do ta kalojmë me sukses”, tha Veseli, duke shpresuar në një fitore sa më bindëse. “Shpresojmë në një fitore pak me bindëse që në javën e ardhshme të jemi më të qetë”. Peja është përfaqësues i fundit i Kosovës në këtë garë të respektueshme dhe synon të futet në finalen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat