E papritur, Sigal Prishtina tërhiqet nga garat!

Basketboll

E papritur, Sigal Prishtina tërhiqet nga garat!

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2017 Në ora: 12:38
Basketbollistët e Sigal Prishtinës

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina, kampion në fuqi i Kosovës dhe i Ligës Ballkanike, merr vendim të papritur! Ata tërhiqen nga garat e Ligës Ballkanike në basketboll, duke dhënë edhe arsyet e tyre. “Ju njoftojmë që pas 4 vitesh pjesëmarrje në Ligën Ballkanike SIGAL UNIQA BIBL, garë në të cilën fituam dy herë titullin kampion, bordi drejtues i klubit ka vendosur për të ndërprerë pjesëmarrjen në këtë garë. I gjithë fokusi i klubit do të jetë në garat Europiane te Fiba-s dhe ato vendore. Po ashtu menaxhmenti i klubit ka vendosur që për edicionin e ardhshëm të konkurrojë për anëtarësim në ligën tjetër regjionale ABA LIGA. Ne me këtë rast falënderojmë udhëheqësit e Ligës Ballkanike për mundësinë e dhënë për thyerjen e izolimit të basketbollit Kosovar si dhe ngritjen e cilësisë së Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina dhe basketbollit Kosovar në përgjithësi”, thuhet nga KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat