Veseli: Nuk e kemi pritur fitoren bindëse ndaj maqedonëve

Basketboll

Veseli: Nuk e kemi pritur fitoren bindëse ndaj maqedonëve

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2017 Në ora: 19:32
Alban Veseli në veprim

Peja është një hap afër gjysmëfinales së Ligës Ballkanike. Pejanët shkëlqyen me lojë, duke e deklasuar me rezultat 83:66 Kozuv-in nga Gjevgjelia e Maqedonia, në takimin e parë të çerekfinales. Basketbollistët verdhezinj patën mbrëmjen e tyre, funksionuan si një dhe i dhanë leksion kundërshtarit që konsiderohej mjaft i papërshtatshëm. Alban Veseli me shokë dhuruan superlojë dhe si rrjedhojë e kësaj shënuan fitore me 17 pikë epërsi, e cila sado kudo i jep qetësi për takimin e kthimit që zhvillohet me 15 mars në Gjevgjeli.   Përveç çerekut të dytë që përfundoi baras, në tre çerekët tjerë Peja ka qenë më e mirë dhe kjo ndikojë edhe në thellimin e fitores. “Nuk e kemi pritur një fitore bindëse, por nuk ka qenë edhe e lehtë. Mbrojtja ka funksionuar për mrekulli, kjo ka ndikuar që të bëjmë një epërsi solide për sfidën e kthimit. Kjo fitore na bënë që të jemi më të relaksuar në takimin e kthimit, të luajmë pa presion dhe besoj se do të kualifikohemi në gjysmëfinale”, tha Veseli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Veseli shprehet se duhet të jenë të kujdesshëm, mos të festojmë para kohe, pasi që është edhe një ndeshje dhe gjithçka është e hapur. “Kozuv-i ka ekip të mirë, nuk kemi ndonjë përparësi te madhe. Pothuajse jemi si të barabartë, por ne dhamë maksimumin dhe arritëm të dalim me një rezultat të mirë”, thotë ai. Sipas tij, edhe atmosfera ishte ajo që ka ndikuar në rritjen e oreksit për lojë gjithnjë e më të mirë. “Në fakt, dëshira e madhe nga ne për fitore e bëri të veten, por mos të harrojmë edhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat