NBA, Golden State në krizë, San Antonio e kërcënon

Basketboll

NBA, Golden State në krizë, San Antonio e kërcënon

Më: 9 mars 2017 Në ora: 20:25
NBA

Golden State Warriors në telashe. Skuadra nga Oackland rrezikon të dorëzojë vendin e parë të perëndimit në duart e San Antonios pasi u mund në shtëpi duke lëshuar shumë terren në periodën e katërt. Në “Oracle Arena” ndeshja u mbyll 99-86 në favor te ekipit të Stevens dhe Spursat tashmë janë vetëm një fitore larg vendit të parë.  Curry dhe Thompson e nisën në mënyrën më të mirë këtë ndeshje dhe Golden State mori kontrollin 28-25 në përfundim të periodës së parë. Me kalimin e minutave, mbrojtja e “Luftëtarëve” nuk u tregua në lartësinë e duhur dhe nga kjo përfitoi Boston me Croëder që shënoi një 3 pikësh vendimtar për të vulosur fatin e ndeshjes ku Thomas për Celtics regjistroi 25 pikë, ndërsa Thompson dhe Curry e mbyllën mbremjen me 48 pikë në total.

Ndërkohë, San Antonio u mbështet në eksperiencën e Manu Ginobili dhe David Lee për të kaluar 114-104 Sacramento Kings. Pa Kaëhi Leonard, ekipi i Greg Popovich nuk lëshoi terren dhe regjistroi suksesin e 50 dhe të 18-in rresht, një rekord për këtë skuadër. Kjo është disfata e 9 rresht e skuadrës kaliforniane përballë teksanëve dhe e teta në ” AT&T Center”. Moment të shkëlqyer po kalon edhe Utah Jazz që u impnua në shtëpinë e Houston Rockets 115-108. Skuadra e trajnerit Quin Snyder zhvilloi një ndeshje perfekte në qytetin teksan ku 35 pikët e James Harden nuk i zgjidhën telashet e ekipit të Mike D’Antoni pasi Hayëard dhe Rudy Gobert u shfaqën të papërmbajtshëm me nga 23 pikë secili. Ky është suksesi i katërt rresht për skuadrën nga Salt Lake City që rrezikon t’i rrëmbejë pikërisht Houstonit vendin e tretë të perëndimit edhe pse janë tre fitore për t’u rikuperuar ndaj “Raketave” deri në fund të sezonit të rregullt. Fiton edhe Toronto Raptors në transfertën e Neë Orleans. Kanadezët vazhdojnë të luajnë pa lojtarin më të mirë Kyle Loëry, por kjo nuk i pengoi aspak për të kaluar “Pelikanët” 94-87. Dy lojtarët më të mirë në parket ishin DeMar DeRozan për Raptors dhe DeMarcus Cousins për vendasit, por kanadezët e bënë diferencën në periodën e fundit duke mbylur llogaritë me skuadrën nga Louisiana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat