NBA, James Harden fiton duelin me LeBron James

Basketboll

NBA, James Harden fiton duelin me LeBron James

Më: 13 mars 2017 Në ora: 13:15
James Harden në duel me LeBron James

James Harden fiton duelin personal me LeBron James në fitoren e ngushtë 117 – 112 të Hoston Rockets ndaj Cleveland Cavaliers. Falë lojës fantastike të të 27-vjecarit, Rockets rikuperuan një dizavantazh prej 14 pikësh të krijuar në periodën e dytë, duke triumfuar në fund me 5 pikë më shumë. Harden realizoi në total 38 pikë, dha 11 asiste dhe rikuperoi 10 topa nën tabelë, ndërsa James u ndal në 30 pikë, 5 asiste dhe 7 ribaund.

Për kampionët në fuqi të NBA kjo ishte humbja e katërt në 5 përballjet e fundit, dhe e 22-ta në 65 takime të sezonit të rregullt.

Dominon Bostion Celtics ndaj Chicago Bulls, me rezultatin përfundimtar 100- 80 në TD Garden Arena. “Demat”, tashme ne renie te lire,  dhanë shenja dobësia që në periodën e parë, me pjesën e parë që u mbyll me plot 20 pikë diferencë 46 – 26. Isaiah Thomas rezultoi më i miri mbi parket me 22 pikë, ndërsa Bradley shtoi 17 pikë të tjera për Celtics.

Indiana Pacers e udhëhequr nga Paul George, që realizoi 28 pikë, fitoi 102 – 98 ndaj Miami Heat. Skuadra nga Florida pavarësisht kësaj humbjeje vazhdon të besojë për zonën “Play Off”, ku duhet të mposhtë konkurrencën e Milwaukee Bucks dhe Detroit Pistons.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes Brooklyn Nets fitoi 120 – 112 ndaj New York Nicks, Los Angeles Lakers u ndal 116 – 118 nga Philadelphia 76-ers, ndërsa Phoenix Suns dështuan në parketin e tyre 101 – 110 me Portland Trail Blazers, me Lillard që shkëlqeu me plot 39 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat