Euroleague, Baskonia fiton në sekondat e fundit ndaj CSKA

Basketboll

Euroleague, Baskonia fiton në sekondat e fundit ndaj CSKA

Më: 18 mars 2017 Në ora: 13:51
Baskonia

CSKA e Moskës nuk përfitoi nga humbja e Realit të Madridit për të marrë vendin e parë në renditjen e përgjthshme pas raundit të 26-të të Euroligës së Basketbollit. Skuadra moskovite u mposht me vetëm një pikë diferencë 79-78 në një fund triller nga Baskonia, falë një koshi të Larkin pak sekonda para përfundimit të ndeshjes. Në Fernando Buesa Arena, në prani të më shumë se 13 mijë shikuesve skuadra spanjolle, ruajti kryesimin përgjatë gjithë pjesës së dytë, por në fund CSKA ishte shumë pranë fitores, e cila iu rrëmbye nga duart pikërishtnga Larkin. De Colo dhe Teodosic me 22 dhe 19 pikë secili rezultuan më të mirët mbi parket, por pa mundur t’i dhuronin fitoren CSKA-së.

Ndjek kryesuesit me humbje edhe Olimpikaos, që u dorëzua 71 – 80 përballë Gallatasaryt në derbin e Ballkanit. Serbi Micov me 18 pikë, 5 asist dhe 5 rikuperime udhëhoqi skuadrën nga Stambolli drejt suksesit të 9-të sezonal. Gjithsesi Gallatasaray mbetet larg  zonës Play Off.

Barcelona pëson humbjen e radhës larg shtëpisë së saj. Blaugranat u mposhtën 67-56 nga Darussafaka Dogus, duke zhvilluar një ndeshje të dobët që nuk u ngjit asnjëherë në nivelin që kërkon ky kompeticion. Me këtë sukses Darussafaka vazhdon të shpresojë për t’u rrëmbyer vendin e 8-të ekipit tjetër turk Anadolu Effes.

Zalgiris Kaunas teiumfoi me vetëm 2 pikë diferencë 80 – 82 në parketin e Unics Kazan. I jashtëzakonshëm në këtë përballje amerikani Langford, që realizoi 27 pikë në total për skuadrën ruse, por kjo paraqitje e tij nuk e shmangu dot humjen e Unics, që mbetet në pjesën e poshtme të tabelës. Më të vlefshme 21 pikët e Jankunas, me Zlgiris Kaunas që regjistroi fitoren e 12-të në sezonin e rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat