Ja çfarë thotë maqedoni për pejanët

Basketboll

Ja çfarë thotë maqedoni për pejanët

Më: 22 mars 2017 Në ora: 12:44
Marjan Srbinoski

Gjysmëfinalja e parë e Ligës Ballkanike në basketboll, ndërmjet Pejës dhe Kumanovës, do të zhvillohet sonte në orën 19.00 në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë. Trajneri i Kumanovës, Marjan Srbinoski para takimit me Pejën, shprehet se do të jetë vështirë. Trajneri maqedon e njeh pak a shumë klubin nga Peja. "Ne presim një ndeshje të fortë. Tashmë jemi përballur me njëri-tjetrin, pra e njohim mjaft mirë lojën që e aplikojmë të dyja skuadrat, dhe nuk ka më asnjë fshehtësi këtu. Peja ka skuadër kualitative dhe do të përpiqen të japin maksimumin në fushën e tyre. Pas largimit të Mijatoviq nga radhët tona, ne kemi paksa probleme në rotacion, por unë besoj se lojtarët e mi do ta japin maksimumin për të nxjerr rezultat pozitiv. Kur lojtari më i mirë largohet nga ekipi, atëherë skuadrës i mbetet të reagojë për të mbushur boshllëkun e tij. Ne nuk patëm mundësi të gjejmë zëvendësimin për të dhe për këtë arsye ne jemi më pak të fortë në krahasim me duelet e kaluara. Sidoqoftë ne nuk kemi kohë për të vajtuar, por do të përpiqemi të japim më të mirën tonë dhe të shohim se çfarë do të ndodh. Ne do të jemi të kënaqur edhe nëse humbasim, por me pikëdallim të vogël, në mënyrë që më pas në Kumanovë ta kompensojmë atë. Megjithatë ne në Pejë shkojmë për të fituar", tha Srbinovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat