Çmenduria shqiptare

Basketboll

Çmenduria shqiptare

Më: 2 prill 2017 Në ora: 14:40
Pamje nga një ndeshje

U luajt më 1 prill, por rezultati nuk ishte i gënjeshtërt. Epilogu i sezonit të rregullt në Superligë (java e 20-të), vendosi edhe një rekord në basketbollin shqiptar.

Tirana arriti një fitore të çmendur ndaj Flamurtarit të rënë nga kategoria prej javësh.

Plot 207 pikë, bilanc të cilin do ta kishin “zili” edhe kampionatet më elitare në botë.

Rasti i paprecedentë në sportin shqiptar ndodhi dje në ndeshjen përmbyllëse të grupit të elitës e luajtur në sallën sportive “Fahrie Hoti”, ku bardheblutë u kthyen në “uragan” ndaj të rinjve vlonjatë me triumfin 207:42 (47:9, 53:4, 63:9, 44:20).

Një duel që vetëm pas periodës së parë do të shënonte shifrat 100-13. Skuadra vendëse bëri presing gjatë gjithë kohës, duke u marrë “frymën” rivalëve modestë vlonjatë.

Shkodranët fituan 79-93 në një ndeshje që iu desh të djersitnin jo pak, pasi Teuta bëri paraqitje në nivel shumë të mirë.

E gjithë ndeshja u përshkua nga rivaliteti dhe grinta në nivele maksimale, madje në momente të veçanta kishte edhe nervozizëm.

Takimi nis vrullshëm me shkodranët që shënojnë shumë shpejt pikët e para, duke u shkëputur ndjeshëm për disa minuta, por që në fundin e pjesës së parë, Teuta baraspeshoi gjithçka, duke e mbyllur me vetëm 1 pikë disavantazh (19-20).

Edhe periodat në vijim kishin të njëjtën tablo, ritëm, tension herë pas here dhe rivalitet maksimal. Në fund, shkodranët dolën të fituar falë edhe organikës më të plotë me lojtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat