Riinvest Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës

Basketboll

Riinvest Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës

Më: 3 prill 2017 Në ora: 11:41
KB Riinvest Prishtina

Riinvest Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës për grupmoshën U-12, pasi në finale e ka mposhtur Vushtrria Basketin me rezultat 25:22 në ndeshjen e luajtur të dielën në palestrën “Jeton Tërstena-Tota” në Vushtrri.

Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund është zhvilluar një rivalitet i madh ndërmjet të dyja skuadrave dhe deri në fund të dyja ekipet kanë luftuar për fitore.

MVP i finales së Kupës së Kosovës për grupmoshën U-12 është shpallur Jon Ismajli, basketbollist i Riinvest Prishtina, ndërsa trofeun ia ka ndarë u.d. sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Ndërkaq Kupën kapitenit të Riinvest Prishtina, Flon Kastratit ia ka dorëzuar Komesari i Garave i FBK-së, Faton Kurshumlija.

Medaljet për skuadrat finaliste i ndanë, u.d. sekretarja e përgjithshme e FBK-së dhe Komesari i Garave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat