Bashkimi vazhdon dominimin ndaj Pejës

Basketboll

Bashkimi vazhdon dominimin ndaj Pejës

Nga: K. Goca Më: 2 maj 2017 Në ora: 18:34
KB Bashkimi

Bashkimi nga Prizreni me një këmbë gjendet në finalen e madhe të Kampionatit të Kosovës. Prizrenasit sërish shënuan fitore në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-off-it. Kësaj here triumfuan me rezultat bindës 94:65 (27:23, 14:14, 30:17, 23:11) kundër Pejës, në ndeshjen që u luajt në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë. Peja vetëm në dy çerekët e parë ka qenë rival i denjë, por që bie në ritëm në dy të fundit, ku skuadra ‘portokallinj’ bëri lojë fantastike përmes Kayel Locke që realizoi 26 pikë. Bashkimi udhëheq me rezultat 2:0 në seri të fitoreve dhe i duhet edhe një e fituar për të marshuar në finale e madhe. Në çerekun e parë të dyja ekipet bënë lojë të mirë e rivaliteti ka qenë i madh. Dhjetëminutëshi i parë përfundoi me katër pikë epërsi për mysafirët (23:27). Në çerekun e dytë, të dyja ekipet dëshmuan lojë të fortë sidomos në repartin e mbrojtjes, ndërsa verdhezinjtë qëndruan mjaft mirë me gjithë disa mungesa që kanë në përbërje.

Në minutën e 20-të, Bashkimi avancoi me katër pikë (37:41), e cila i dha edhe më shumë frymë në dy çerekët e fundit që të angazhohen me tërë arsenalin dhe të thellojnë epërsinë. Në minutën e 22-të, portokallinjtë thelluan epërsinë në 12 pikë (37:49), megjithatë pejanët përpëliten me mundësitë  fundit, por assesi të bëjnë më shumë përveç që ngushtuan rezultatin në 50:58 (në minutën e 25-të). Minutat vijues ishin fatale për vendasit, kur Bashkimi dominoi dhe thelloi fitoren në 29 pikë (94:65). Prizrenasit janë të qetë, duke pretenduar se në takimin e radhës do të sigurojnë kalimin në finale, kurse Peja shpreson se kanë forcë për të përmbysur gjithçka, ndonëse i kanë komplikuar shumë gjasat. Bashkimi është në epërsi të mirë dhe kjo i bënë me komod.

Peja-Bashkimi     65:94

Palestra e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

Gjyqtarë: Xh. Mumini, Xh. Beqiri, E. Uglari.

Peja: Mekaj 10, Hajdari 17, Kuqi 2, Qallakaj 18, Abramoviç 13, Kadusha 3, Grapci, Muriç 2, Sylqa, Ukaj, Laja e Kastrati.

Bashkimi: Tahiri 6, Locke 26, Sinani 14, Soyebo 10, Adams 15, Memçaj, Tmusic, Kryeziu 3, Q. Biraj 11, A. Tahiri, Balluku dhe Black 9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat