Golden State e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Utah Jazz

Basketboll

Golden State e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Utah Jazz

Më: 3 maj 2017 Në ora: 08:56
Te Utah shënoi vetëm 12 pikë ylli Hayëards, kurse Gobert shtoi 13 pikë të tjera dhe 8 kërcime duke dominuar nën kosh.

Golden State Warriors e ka fituar gjysmëfinalen e parë të konferencës perëndimore ndaj Utah Jazz para tifozëve në Oracle Arena me rezultat 106-94.

Ishte kjo një performancë e nivelizuar e të dyja skuadrave, por ku epërsinë për herë e pati Golden State.

Madje, epërsia më e lartë shkoi edhe në 21 pikë, por mysafirët nga Utah u rikthyen për të tentuar një rikthim, por nuk ja dolën.

Më i miri ishte Stephen Curry me 22 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime, pasuar nga Klay Thompson me 15 pikë dhe Kevin Durant me 17 pikë.

Te Utah shënoi vetëm 12 pikë ylli Hayëards, kurse Gobert shtoi 13 pikë të tjera dhe 8 kërcime duke dominuar nën kosh.

Golden State kështu krijoi epërsinë e parë ndaj Utah Jazz duke avancuar 1-0 në seri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat