Bostoni e mundë Washingtonin pas vazhdimeve falë Isaiah Thomasit

Basketboll

Bostoni e mundë Washingtonin pas vazhdimeve falë Isaiah Thomasit

Më: 3 maj 2017 Në ora: 08:57
Isaiah Thomas

Isaiah Thomas ka barazuar performancën më të mirë në karrierën e tij, pasi ka realizuar 53 pikë për herë të dytë në fitoren e madhe të Boston Celtics në shtëpi ndaj Washington Wizards me rezultat 129-119 pas vazhdimeve.

Ndeshja e dytë e zhvilluar në TD Garden i pa për protagonistë dyshen e organizatorëve, Isaiah Thomas dhe John Wall të cilët u përballën në mënyrë të pamëshirshme duke shënuar pikë të rënëdsishme për skuadrën e tyre.

Pas një periode të parë ku Washingtoni krijoi epërsi prej 13 pikësh, ishin vendasit ata që u kthyen në periudhën e dytë për të ngushuar dhe me nivelizim të rezultatit ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime Bostoni me mbrojtje të fortë arriti të shkapërderdh mysafirët duke krijuar epërsi prej 10 pikësh dhe duke i fituar vazhdimet me rezultat 15-5.

Më i miri ishte pa dyshim Isaiah Thomas me 53 pikë, 4 asistime, 4 kërcime, 3 topa të vjedhur, pasuar nga Al Horford me double double fantastik prej 15 pikësh, 12 kërcimesh, 3 asistimesh dhe 1 top të vjedhur, kurse kontribuan me nga 14 pikë edhe Crowder dhe Bradley.

Te mysafirët i pandalshëm ishte John Wall i cili realizoi 40 pikë e 13 asistime, kurse u ndihmua nga Morris me 16 pikë dhe Beal me 14 pikë që nuk kishte natën e tij më të mirë.

Aktualisht Bostoni ka epërsi të madhe pas dy ndeshjeve në shtëpi prej 2-0, teksa dy ndeshjet e ardhshme të serisë gjysmëfinale të playoffit në konferencën lindore barten në Washington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat