Spektakël në NBA

Basketboll

Spektakël në NBA

Më: 4 maj 2017 Në ora: 11:12
Smith e James

Lebron James dhe Kawhi Leonard, të papërmbajtshëm në gjysmëfinalet e play-offit në NBA në basketboll. Falë tyre tifozët e Cleveland Cavaliers dhe San Antonio Spurs mund të festojnë. Vetëm 2 sfida në mbërmjen e yjeve të koshit, me kampionët në fuqi të Cleveland që asfaltuan edhe njëherë tjetër Toronto Raports për ta cuar në 2-0 serinë e gjysmëfinaleve në Konferencën e Lindjes, ndërsa në Perëndim San Antonio nuk gaboi sërish duke barazuar në 1-1 rezultatin ndaj Houston Rocekts falë një fitoreje të thjeshtë. Në Quicken Loans Arena ishte mbrëmja e mbretit James autori i një paraqitjeje të shkëlqyer. Lebron koleksionoi 39 pikë, 4 asist dhe 6 rebound në suksesin e thellë 125-103, të skuadrës së trajnerit Tyron Lue ndaj kanadezëve të Raports, raporton Supersport.

Ndeshja pa histori ajo që u zhvillua në Ohio, sepse Cavaliers kishin gjithmonë një marsh më shumë se kundërshtari. Falë një rezultati të pjesshëm 12-0 që në fillim për ta cuar më pas në 19-9, vendasit ishin thjesht dominues mbi parket dhe në periodën e 4-t arritën të kryesonin me plot 29 pikë avantazh. Torontos për të evituar humbjen humbjen e radhës dhe pse jo për t’i shkaktuar disfatën e parë Cleveland-it në play-offin e këtij sezoni nuk i mjaftuan 23 pikët e lituanezit Valanciuans dhe 22 të tjera të realizuara nga Joseph. Merita e basketbollistëve të Cavaliers ishte bllokimi i yllit të Raptors, DeMar DeRozan autori i një ndeshjeje shumë të dobët të cilën e mbylli me vetëm 5 pikë. Irving ndërkohë për vendasit realizoi 22 pikë, ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me plot 11 asist kuota më e lartë në karrierë gjatë një sfide. Përsa i përket Lebron James me 39 pikët e tij ai u bë basketbollisti i dytë në historinë e Nba që ka shënuar më shumë pikë në fazën play-off duke parakaluar të madhin Karem Abdul-Jabar, tashmë vetëm Michael Jordan është përpara mbretit James.

Reagim i menjëhershëm i San Antonio Spurs, që pas humbjes në ndeshjen e parë të zhvilluar në AT&T Center, fitoi sfidën e dytë në derbin ndaj Houston Rockets duke barazuar serinë në 1-1. Thjeshtë i mrekullueshëm Kawhi Leonard. Ylli i skuadrës së Gregg Popovich zhvilloi një ndeshje fantastike në të cilën realizoi 34 pikë, 7 asist dhe 8 rebound, duke lënë në hije rivalin e tij më të madh James Harden i cili e mbylli ndeshjen me vetëm 13 pikë. Sa shumë vuajtje për Houston-in me skuadrën e trajnerit Mike D’Antoni që zhvilloi një ndeshje poshtë pritshmërive duke u mposhtur nga San Antonio me rezultatin e thellë 121-96. Tashmë dy ndeshjet e rradhës të këtij dueli do të transferohen në Toyota Center, aty ku Rockets do të kërkojnë të përfitojnë nga mbështetja e tifozëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat