Kështu nuk të ka hije Trepçë!

Basketboll

Kështu nuk të ka hije Trepçë!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2017 Në ora: 12:01
Pamje nga një ndeshje

Na ishte një herë një rivaliteti i madh ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës nga Mitrovica. Mjerisht ky rivalitet nuk është tani ndërmjet këtyre rivalëve të përbetuar sportiv. Kjo u dëshmua edhe të mërkurën në mbrëmje, kur kampioni në fuqi me 42 pikë dallim (119:77) e gjunjëzoi Trepçën. Kjo humbje ndodhi në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë dhe ishte prej më të rëndave që mbahet mend pasluftës për këtë ekipin e Trepçës.

Edhe më e dhimbshme është që shikueshmëria nuk është ajo që ka qenë kur luanin këto skuadra ndërmjet vete, por palestra ka pasur një numër të konsiderueshëm. Trepça është në krizë të thellë, kjo shqetëson jo vetëm tifozët e saj me besnikë, por edhe qytetarët mitrovicas. Kështu nuk i ka hije Trepçës që të pësojë debakël sidomos në ndeshjen e gjysmëfinales së Play-off-it në basketboll. Të gjithë e dimë se Trepça është zhytur në krizë shumë të thellë, por askush nuk e di tani për tani se si do të tejkalohet dhe të gjithë me shpresë se do të gjendet forcë të bëhet një zgjidhje pavarësisht se kush ka më shumë e më pak faj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat