Basketboll femra, Flamurtari shpallet kampion

Basketboll

Basketboll femra, Flamurtari shpallet kampion

Më: 4 maj 2017 Në ora: 22:34
Flamurtari

Titulli i pestë rresht dhe i 21-ti në historinë e Flamurtarit. Skuadra vlonjate e basketbollit të femrave nuk ka rivalë në lojën e koshit pasi mundi në finalen e katërt Tiranën me rezultatin 60-52 duke mbyllur llogaritë përfundimtare në shifrat 3-1. Skuadra e trajnerit Viron Toska u konfirmua forca kryesore e kampionatit pasi i dha një leksion ekipit kryeqytetas duke festuar në Vlorë titullin e pestë rresht. Dominim i lehtë për vajzat bardheblu në minutat e para por gjatë tre periodave të tjera ishte Flamurtari që bëri ligjin në parketin e pallatit të sportit të Vlorës.

Zykaj dhe Çorto udhëhoqën ekipin kuqezi me disa aksione të rrjedhshme në periodën e tretë për të mbylur llogaritë pasi në të katërtën vajzat kryeqytetase nuk arritën për asnjë moment të riktheheshin në lojë. Në këtë mënyrë, skuadra e trajnerit Roland Avrami e mbyll sezonin në vendin e dytë por gjithsesi konfirmon formën në rritje pasi në fillim të sezonit nuk uotohej favorite për të shkuar deri në finale. Në krahun tjetër, Flamurtari i basketbllit të femrave konfirmohet lider në vendin tonë pasi siguron titullin e pestë rresht dhe të 21-in në total duke u bërë një nga skuadrat më të suksesshme të historisë së këtij sporti në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat