Biraj: Rrallë kush do të punonte në këto kushte!

Basketboll

Biraj: Rrallë kush do të punonte në këto kushte!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2017 Në ora: 19:25
Qëndrim Biraj gjatë një aksioni

Bashkimi nga Prizreni është kualifikuar në finalen e madhe të Play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll. Portokallinjtë me rezultat 3:0 në seri të fitoreve e mënjanuan Pejën. Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, tha se janë të lumtur që u kualifikuan në finale pas tetë vjetësh dhe beson se do ta stolisen me kurorën e titullit. “Edhe pse gjatë tërë kampionatit na kanë përcjellë problemet e ndryshme, të cilat na kanë zbehur arritjen në finale, ne gjithmonë si synim kemi pasur arritjen e saj dhe nuk është mision i papritur, pasi që kemi punuar mjaft shumë për të ardhur deri këtu”, ka thënë Biraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Biraj është optimist se në finale do të jenë jashtëzakonisht të mirë dhe i kanë gjasat e mëdha që të fitojnë titullin e kampionit. Sipas të gjithave gjasave, në finale do të përballen me Sigal Prishtinën. “Prishtina realisht ka ekip mjaft cilësore, mirëpo ky fakt veçse do të na motivoj edhe me shumë në arritjen e synimit tonë. Besoj që dëshira e madhe dhe motivi që kemi rritur deri në finale pas 8 vjetësh,  mendoj që do të jetë

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat