Në finale Sigal Prishtina-Bashkimi

Basketboll

Në finale Sigal Prishtina-Bashkimi

Nga: K.G. Më: 7 maj 2017 Në ora: 15:53
Lojtarët e Prishtinës

Në finalen e elitës së basketbollit të Kosovës, do të takohen Sigal Prishtina dhe Bashkimi nga Prizreni. Sigal Prishtina futet me bindje të fortë se do ta mbrojnë titullin e kampionit, kurse Bashkimi shpreson se do të befasojnë të gjithë.  Prishtinasit eliminuan ekipin e Trepçës me rezultat 3:0 në seri të fitoreve.

Bardhekaltrit shënuan fitore me rezultat 104:82 ndaj Trepçës, në ndeshjen e tretë të play-off-it në gjysmëfinale,  që u zhvillua në palestrën e sportit ‘Minatori’ në Mitrovicë.  Basketbollisti Mike Moser me 25 pikë, i ndihmuar nga Fisnik Rugova me 23 sosh, kanë qenë më efikasi te Prishtina, kurse te Trepça Samir Zekiqi shënoi 31 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat