Cleveland Cavaliers në finale të Konferencës Lindore

Basketboll

Cleveland Cavaliers në finale të Konferencës Lindore

Më: 8 maj 2017 Në ora: 02:17
Foto nga ndeshja

LeBron James shënoi 35 pikë, bëri nëntë kërcime dhe dhuroi gjashtë asistime në triumfin e Cleveland Cavaliers kundër Toronto Raptors me rezultat 102-109.

Kyrie Irving shënoi 27 pikë të tjera dhe dhuroi nëntë asistime për t’ia dhënë fitoren e katërt skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore.

Në këtë mënyrë, Cavaliers që fituan titullin e NBA në sezonin e kaluar, janë kualifikuar në finale të kësaj konference.

Atje do të luajnë me fituesin e duelit ndërmjet Boston Celtics dhe Washington Wizards.

Ishte një lojë mjaft interesante dhe e ngushtë, ndërsa duhet përmendur se Raptors nuk e kishin në ekip Kyle Lowry, i cili u lëndua në ndeshjen e dyte ndërmjet këtyre skuadrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat