Penza avancon ndaj Prishtinës

Basketboll

Penza avancon ndaj Prishtinës

Më: 8 maj 2017 Në ora: 12:52
Pamje nga një ndeshje

Basketbollistet e Penzës kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë finale të play-off-it të Ligës së Femrave duke e mposhtur Penti Prishtinën në palestrën “Karagaçi” të Pejës me rezultat 72:67.

Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund është zhvilluar lojë e barabartë, ku të dyja skuadrat luftuan maksimalisht për fitore, por që në pesë minutat e fundit të çerekut të katërt pejanet ishin më mirë të organizuara dhe kështu ia dolën të triumfojnë para tifozëve të tyrë, rreth 500, që ishin grumbulluar në palestër për t’i përkrahur basketbollistet e tyre.

Ndeshja e kthimit do të luhet të mërkurën në kryeqytet me fillim nga ora 16:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe në rast se triumfon skuadra e Penzës, atëherë do të shpallet kampione e Kosovës, kurse në rast se shënon fitore Prishtina, atëherë në fundjavë në Pejë do të përcaktohet kampioni i elitës së basketbollit femëror në vendin tonë për edicionin 2016/17.

Duhet theksuar se kampione në fuqi është skuadra e Penti Prishtinës, raporton FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat