Kosova përgatitet për sfida të mëdha

Basketboll

Kosova përgatitet për sfida të mëdha

Më: 8 maj 2017 Në ora: 16:01

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës U-16, Ibrahim Karabeg dhe ndihmësi i tij, Lorik Kllokoqi i kanë ftuar në grumbullimin e radhës basketbollistët e listës së gjerë të kësaj grupmoshe.
Stërvitja e radhës do të mbahet të martën me fillim nga ora 12:00 deri në 14:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Duhet theksuar se kombëtarja U-16 do të bëjë gara në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B në Sofje të Bullgarisë prej 10 deri më 19 gusht.
Kosova është në Grupin D së bashku me Gjeorgjinë, Britaninë e Madhe, Luksemburgun, Maqedoninë dhe Bullgarinë.
 
Lista:

1.Nderim Ratkoceri
2.Donat Rexhepi
3.Art Imeri
4.Donat Musa
5.Drinor Gashi
6.Endrit Berisha
7.Albin Berisha
8.Denis Rabushaj
9.Ardit Demaj
10.Genis Mati
11.Drin Krasniqi
12.Altin Gashi
13.Don Poloshka
14.Arb Daku
15.Erhan Sholla
16.Ardi Shasivari
17.Blend Mehana

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat