Golden State në finale

Basketboll

Golden State në finale

Më: 9 maj 2017 Në ora: 12:18
Pamje nga ndeshja

Golden State i kundëpërgjigjet Cleveland-it dhe kualifikohet pa pësuar humbje në finalen e Konferencën së Perëndimit. Të njëjtin fat si Portland Trail  Blazzers pati edhe Utah Jazz, me Warriors që fituan edhe sfidën e 4-t gjysmsëfinale të play-offit ndaj skuadrës nga Salt Lake City, për të mbyllur në 4:0 serinë dhe për të avancuar në ruandin tjetër. Golden State konfirmohet kështu si një nga dy skuadrat favorite për titullin në këtë sezon të Nba. Nuk kishte aspak histori sfida e zhvilluar në Vivint Smart Home Arena, pasi skuadra e trajnerit Steve Kerr, imponoi ritmin e saj nga fillimi e deri në fund. Vetëm në periodën e parë Golden State arriti të krijonte një avantazh prej plot 22 pikësh për të triumfuar në fund me rezultatin e thellë 121:95. Për tu përmendur paraqitjet e Stephen Curry-it dhe Draymmond Green.

I pari realizoi 30 pikë me vetëm 15 goditje në total ndërsa Green spikati me shifrat e dyfishta në cdo aspekt të lojës duke e mbyllur ndeshjen me 17 pikë, 10 rebound dhe 11 asist. Ashtu si Cleveland që marshoi drejt finales së Konferencës së Lindjes pa pësuar asnjë humbje në 2 raundet e para të play-offit, të njëjtën gjë bëri edhe Golden State që tashmë pret të mësojë se me kë do të përballet në finalen e Konferencës ndërmjet San Antonios dhe Houston-it. Skuadrës nga Salt Lake City për të evituar humbjen e rradhës ndaj Warriors nuk i mjaftuan 25 pikët e Gordon Hayward, me Utah që pasi bëri surprizën duke eliminuar Los Angeles Clippers e mbylli me 4 humbje rradhazi sezonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat