Prishtina shumë shpejt në Champions League?

Basketboll

Prishtina shumë shpejt në Champions League?

Nga: K.G Më: 10 maj 2017 Në ora: 15:35
Ilustrim

Sigal Prishtina përgatitet për garën e madhe. Në një postim të saj shkruan: “Klubi ynë i zemrës KB SIGAL Prishtina shumë shpejt në Champions League, në elitën e basketbollit evropian!

Pasi që dihet që fituesi i Kampionatit të Kosovës do jetë pjesëmarrës në këtë ligë prestigjioze kjo finale ka rëndësi të madhe, andaj ajo çka na mbetet neve është të përgatitemi në maksimum. Ndërsa ju, atë për të cilën na njeh e tërë Europa, mbushja e sallës me tifozët më të mirë në botë, PLISAT.

Mos harroni që kanë mbetur edhe 3 ditë për finalen e madhe e cila dërgon në Champions aty ku janë ekipe si Cibona, Besiktas, Partizan, AEK, Nanterre, e shumë e shumë ekipe me renome botërore dhe evropiane”, shkruan në faqen e Sigal Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat