Valbona fatale për Prishtinën, Penza kampion i Kosovës

Basketboll

Valbona fatale për Prishtinën, Penza kampion i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2017 Në ora: 19:31
Valbona Bytyqi

Penza nga Peja mblodhi të gjitha trofetë e mundshme në basketbollin femëror për edicionin e sivjetshëm. Vashat pejane triumfuan në kryeqytet me rezultat 88:75 kundër Penti Prishtinës, në ndeshjen e dytë finale të play-off-it në Ligën e Kosovës. Penza ngadhënjeu me rezultat 2:0 në seri të fitoreve ndaj kampiones për edicionin e kaluar, Prishtinës. Basketbollistja Valbona Bytyqi ka qenë fatale për vashat prishtinase. Ajo realizoi 45 pikë, që ishin edhe vendimtare për suksesin e madh të ekipit nga Peja. 28-vjeçarja tha se zbatuan detyrat me përpikëri dhe sipas saj me plot meritë janë kampion i ri. “E para, jam e lumtur që fituam titullin, pastaj që realizova edhe 45 pikë”, ka thënë Bytyqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa më e vjetër aq më e përsosur në lojë, kështu mendon për veten e saj kapitenia pejane.   “Kemi pritur se do të stolisem me titullin e kampionit, sepse gjatë gjithë kohës ishim në epërsi, dorën në zemër edhe më të mira se rivalet. Triumfuan me plotë meritë, mbase edhe rezultati është dëshmia më e mirë”, tha ajo.  Basketbollistja tha se arma më e fortë ka qenë loja kolektive. “Loja kolektive ka qenë arma kryesore që fituam titullin. Kemi luajtur një për të gjithë dhe të gjithë për një.  Kishim ardhur në Prishtinë për të fituar dhe vendosur titullin, ashtu edhe ndodhi, nuk e lamë për sfidën e tretë finale”, ka thënë ajo. “Mendoj se është veç...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat