Wizards triumfon në sekondat e fundit kundër Celtics

Basketboll

Wizards triumfon në sekondat e fundit kundër Celtics

Më: 13 maj 2017 Në ora: 08:22
Washington Wizards dhe Boston Celtic

Mbrëmë është luajtur vetëm një ndeshje në serinë e “Play Off” të NBA-s.

Washington Wizards ka arritur të merr një triumf dramatik kundër Boston Celtic me rezultat 92-91.

Kjo ka bërë që të barazohet edhe seria në 3:3 dhe gjithçka të vendoset në ndeshjen e fundit.

John Wall ishte basketbollisti vendimtar pasi shënoi një trepikësh 3.5 sekonda pa përfunduar takimi, të cilat ishin të mjaftueshme për të triumfuar Wizards.

Bradley Beal ishte më i dalluari te Wizards me 33 pikë, derisa Wall kontriboi me 26 sosh.

Te Bostoni shënuan pikë të njëjta Avery Bradley dhe Isaiah Thomas, të cilët realizuan nga 27 sosh.

Theksojmë se përballja e shtatë dhe e fundit mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet më 15 maj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat