Një fitore e vuajtur e skuadrës së Warriors-ave

Basketboll

Një fitore e vuajtur e skuadrës së Warriors-ave

Më: 15 maj 2017 Në ora: 11:36
Pamje nga ndeshja

Ekipi i Golden State e ka fituar ndeshjen e parë finale të Konferencës Perëndimore ndaj San Antonios me rezultat 113:111. Një fitore e vuajtur e skuadrës së Warriors, që vetëm në sekondat e fundit arriti të dalë fituese, falë 40 pikëve të basketbollistit Curry dhe 34 të Durant. Kjo dyshe shkëlqeu në parket, duke zhvilluar një ndeshje fantastike, ndërsa për Spurs u dalluan Aldridge me 28 pikë e Leonard me 26, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen (39 pikë erdhën nga lojtarët e stolit).

San Antonio rivalizoi deri në fund dhe me pak kujdes mund të kishte dalë fitues, por humbi një rast të mirë për të fituar në fushën e Golden State. Edhe takimi i dytë do të luhet në fushën e Warriors, ndërsa në Lindje ende nuk ka nisur seria e finaleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat