Golden State festë edhe në San Antonio

Basketboll

Golden State festë edhe në San Antonio

Më: 21 maj 2017 Në ora: 11:13
Golden State dhe San Antonio

Pa Kwahi Leonard në fushë, skuadra e San Antonio e ka të vështirë, thuajse të pamundur të rivalizojë apo të fitojë ndaj Golden State, që sot në mëngjes triumfoi 120-108.

Këtë herë u luajt në fushën e Spurs, që pësoi humbjen e tretë në këto finale të Konferencës së Perëndimit, ku Warriors udhëheqin 3-0.

Golden State është një fitore larg titullit kampion në Perëndim dhe një hap larg kualifikimit për në finalet e NBA-së.

Interesant fakt se deri më tani Warriors nuk kanë pësuar asnjë humbje në fazën e “Play Off” (çerekfinale, gjysmëfinale dhe deri më tani në finale).

Golden State triumfuan edhe falë ‘double-double’ prej 33 pikëve dhe 10 kërcimeve të Kevin Durant, më i miri në fushë.

Të pestë titullarët e Warriors realizuan mbi 10 pikë ndërsa për Spurs u dallua Manu Ginobili me 21 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Theksojmë se edhe ndeshja e katërt luhet në fushën e San Antonio. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat