Kjo është finalja e madhe në NBA

Basketboll

Kjo është finalja e madhe në NBA

Më: 26 maj 2017 Në ora: 14:00
Pamje nga një ndeshje

Për të tretin vit radhazi do të jetë Golden State Warriors kundër Cleveland Cavaliers finalja e madhe e NBA. Falë 35 pikëve të Lebron James, i cili hyri në histori si pikëshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në fazën play-off, skuadra e trajnerit Tyron Lue shpartalloi Boston Celtics, në ndeshjen e 5-të finale të Konferencës së Lindjes duke mbyllur serinë mes tyre me shifrat 4:1. Cleveland mbrojti titullin e vitit 2016-të falë një suksesi të thjeshtë dhe tashmë do të ketë si objektiv të mposhtë sërish Golden State-in në finalen e madhe në mënyrë që unazat e kampionit të shkojnë për Lebron James me shokë.

Nuk kishte aspak histori sfida e Td Garden. Kampionët në fuqi ishin thjeshtë të papërmbajtshëm mbi parket duke mos i dhënë asnjë mundësi për të bërë dicka skuadrës më të titulluar të NBA. Lebron James me 35 pikët e tij arriti kuotën e 5995 të tillave në play-off duke parakaluar në klasfikimin special të shënuesve më të mirë legjendën Michael Jordan, që numëron 5987 pikë.  Pa Isaiah Thomas i dëmtuar, Celtics nuk arritën të përballonin dot forcën e Cavaliers. Në fund të pjesës së parë Cleveland kryesonte me 18 pikë avantazh. Avery Bradley me 23 pikët e tij nuk mundi ti evitonte Bostonit humbjen më të thellë në historinë e saj në një finale. Te Cleveland që tani duhet të përgatitet për duelin e vitit ndaj Warriors, përveç mbretit James, spikatën edhe Kyrie Irving me 24 pikë dhe Kevin Love me 15 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat