Kosova në përgatitje intesive për Hungarinë, Kroacinë...

Basketboll

Kosova në përgatitje intesive për Hungarinë, Kroacinë...

Më: 29 maj 2017 Në ora: 12:01
Rinor Peci

Kombëtarja e Kosovës U-20 do të fillojë me përgatitjet intensive për Kampionatin Evropian U20, Divizioni B, që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 14 deri më 23 korrik 2017.
Përzgjedhësi i Kosovës U20, Jeton Nixha dhe ndihmësi i tij, Elvedin Plakiq e kanë publikuar listën me emrat e lojtarëve, të cilët i kanë ftuar të hënën në stërvitje prej orës 16:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Kosova është në Grupin D së bashku me Irlandën, Hungarinë, Kroacinë, Portugalinë dhe Moldavinë.

Lista:
1. Rinor Peci
2. Valon Bunjaku
3. Arbnor Haliti
4. Egzon Kuci
5. Edmond Kryeziu
6. Dino Herc
7. Burim Zekiqi
8. Bardhosh Kelmeni
9. Muhamedali Janjeva
10. Mergim Jakupi
11. Dion Haxhosaj
12. Ermir Gashi
13. Dardan Kapiti
14. Ilir Hasani
15. Gent Shala
16. Albelard Rashiti
17. Atik Koshi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat