Golden State skuadra e rekordeve, një fitore larg titullit

Basketboll

Golden State skuadra e rekordeve, një fitore larg titullit

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 12:21
Pamje nga ndeshja

Golden State fitoi 118:113 (39:32, 28:29, 22:33, 29:19) ndaj Cleveland në finale e tretë të play off-it, duke udhëhequr 3:0 serinë e ndeshjeve. Ende asnjë humbje për skuadrën e Warriors, e përkryer këtë sezon në fazën e play off-it, që i ka fituar të 15 ndeshjet e luajtura deri më tani.

Më e fundit sot, në fushën e kampionëve të Cleveland, duke treguar se është e paarritshme. Tashmë titulli kampion për Golden State është një fitore larg, trofe që mund të vijë pas dy ditësh, në finale e katërt, që luhet sërish në fushën e Cavaliers-ave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat