Cavaliers nuk i lejojnë Warriors të shpallën kampion të NBA-s

Basketboll

Cavaliers nuk i lejojnë Warriors të shpallën kampion të NBA-s

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 08:32
Cavaliers dhe Warriors

Cleveland Cavaliers triumfuan në ndeshjen e katërt të serisë finale të NBA-së.

Kampioni aktual para shikuesve të vetë arritën fitore kundër Golden State Warriors me rezultat 137:116.

Ky takim do të mbahet mend edhe për thyerjen e disa rekordeve personale dhe ekipore ndërsa Cavaliers kanë mbajtur shpresën gjallë se mund të mbrojnë titullin duke zvogëluar epërsinë e fitoreve të Warriors në 3-1.

Më përgjegjës për fitoren e vendasve ishte Kyrie Irving, i cili shënoi 40 pikë duke lënë pa opsion në fazën mbrojtëse “Luftëtarët”. LeBron James ka realizuar “triple-double” duke shkruar një tjetër faqe të historisë së basketbollit.

Kështu ekipi i Clevelandit theu rekordin e shënimit të shumë pikëve gjatë një pjese të lojës. “Kalorësit” në pjesën e parë realizuan 86 pikë dhe thyen rekordin e mëparshëm të Dallasit, i cili arriti në 83 pikë në vitin 2003.

Ekipet me 154 pikë të realizuara në 24 minutat e para kanë thyer rekordin e pikëve të shënuara gjasë kësaj kohe duke lënë pas 150 pikët e shënuara në pjesën e parë në takimin e vitit 1983 mes San Antonio Spurs dhe Denver Nuggets.

Irving ishte basketbollisti më efikas i takimit në saje të 40 pikëve, shtatë kërcimeve dhe katër asistimeve. Kyrie u ndihmua dhe nga Kevin Love me 23 pikë duke realizuar gjashtë treshe nga tetë përpjekje.

“Mbreti” James realizoi 31 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime dhe ka hyrë në histori sa i përket “triple-double” në “Play-Off” të NBA, ku ka tejkaluar Magic Johnsonin. Ky i fundit theksojmë se kishte tetë ‘triple-double’ në serinë finale ndërsa për Jamesin kjo ishte e nënta.

Tek Warriors më i miri ishte Kevin Durant duke shënuar 39 pikë, por nuk ishin të mjaftueshme për të arritur fitoren finale që do të rezultonte me titullin e kampionit në ligën më të fortë të basketbollit në botë. Stephen Curry dhe Klay Thompson realizuan secila nga 27 pikë. Curry pati edhe pesë kërcime dhe dhjetë asistime ndërsa Thompson shtoi tre kërcime dhe dy asistime.

Vlen të theksohet edhe një fakt që vërteton se Warriors nuk ishin në ditët e tyre ishin edhe tre pikëshat. Një të tillë të fundit Warriors e shënuan gjatë pjesës së parë.

Pas këtij takimi, seria finale kthehet në Oakland, ku në orët e para të mëngjesit të ditës së marte do të zhvillohet takimi i pestë ndërsa Warriors mund të rrëmbej titullin e kampionit ndërsa me një fitore, Cleveland mund të shpresojnë në mbrojtjen e titullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat