Basketboll, dy sfida dramatike në Europianin e Femrave

Basketboll

Basketboll, dy sfida dramatike në Europianin e Femrave

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 22:56
Basketboll

21 tituj të fituar nën siglën e Bahkimit Sovjetik dhe 3 të fituar pas vitit 90 si Rusi, rrezikojnë të shëmben në europianin e 36 të basketbollit të femrave që po mbahet në Republikën Ceke. Në grupin D, basketbollistet ruse u mundën në mënyrë surprizë nga një skuadër si Belgjika me rezultatin 76-75. 4 perioda nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin e takimit të luajtur në Pragë, por në kohën shtesë, skuadra belge arriti të shënonte 8 pikë ndaj 7 të kundërshtareve ruse në një ndeshje ku Meseman shënoi 23 pikë. Në krahun tjetër, amrrikania e natyralizuar Epifani Prince shënoi 17 pikë për Rusinë, por të pamjaftueshme për të evituar këtë humbje që mund të nxjerrë Rusinë nga Europiani.

Kjo është humbja e parë e Rusisë në këtë eveniment, por dueli tjetër ndaj Malit të Zi të Hënën e ardhshme, do të jetë përcaktues për fatin e mëtejshëm të Rusisë. Në krahun tjetër, Belgjika që po rezulton surpriza e këtij europiani, kryeson grupin D me pikë të plota dhe ka shanse të mëdha për t’u kualifikuar në çerekfinale. Ndërkaq, ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Italisë dhe Turqisë, e vlefshme për grupin B. Vajza e kaltra u mundën 54-53 nga Turqia që kryeson grupin me pikë të plota. Pas kësaj humbje, Italia është e detyruar për të fituar ndaj Sllovakisë në ndeshjen e fundit, për të shpresuar te kualifikimi për në fazën tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat