Çmend Dardan Berisha, 21 treshe radhazi pa e humbur asnjë gjuajtje

Basketboll

Çmend Dardan Berisha, 21 treshe radhazi pa e humbur asnjë gjuajtje

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 11:34
Dardan Berisha

Dardan Berisha duket se me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më i mirë.

Basketbollisti i Juvecasertas i rikthyer në Kosovë pas përfundimit të sezonit në kohë të lirë po stërvitet në Pallatin e Rinisë, ku po bëhet gati për sezonin e ri.

Edhe pse ai nuk ka gjetur klub të ri, forma e tij është e pakontestueshme.

Në një video të publikuar prej vet tij ai shihet se si qëllon 21 herë sakt për tri pikë.

Ai e huqë gjuajtjen vetëm në tentimin e tij të 22-të.

Berisha ka qenë një nga figurat kryesore të Juvecasertas në Serie A të basketbollit itailan.

Berisha ka gjasë të vazhdoj sezonin e ardhshëm te Sigal Prishtina për shkak se i mungon vendlindja dhe e dashura, Florenta Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat