Europiani i femrave, Francë-Spanjë në finale

Basketboll

Europiani i femrave, Francë-Spanjë në finale

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 07:22
Europiani i femrave në basketboll

Francë-Spanjë është kjo finalja e kampionatit europian të femrave që po zhvillohet aktualisht në Republikën Ceke. Rezultuan më të thjeshta sesa parashikoheshin sfidat gjysmëfinale për këto dy përfaqësuese, të cilat do të sfidojnë njëra-tjetrën për të fituar për herë të tretë në historinë e tyre titullin e kampiones së Europës. Në Pragë në sfidën e parë të ditës përfaqësuesja La Roja dominoi në lojë dhe rezultat, Belgjikën duke triumfuar në fund me rezultatin 68-52. 

Si gjithmonë basketbollistja më e mirë mbi parket për Spanjën, rezultoi Alba Torrens, autorja e një paraqitjeje të shkëlqyer pasi koleksionoi në total 20 pikë, 10 rebound dhe 2 asist. Në gjysmëfinalen tjetër Franca 2-herë kampione e Europës, shpartalloi Greqinë duke e mposhtur me rezultatin e thellë 77-55.

Falë një periode të parë shumë të mirë dhe falë një periode të fundit me të vërtetë fantastike, vajzat e drejtuara nga trajnerja Valerie Garnier, e dominuan Greqinë në cdo aspekt duke siguruar biletën e finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat