New York synon revolucionin në ekip

Basketboll

New York synon revolucionin në ekip

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 15:54
Lojtarët e New York-ut

Merkato e NBA-së pritet të jetë mjaft e nxehtë këtë verë dhe surprizat nuk kanë për të munguar. New York ka konfirmuar sot se ka nxjerrë në shitje yllin e saj Kristaps Porzingis, ndërkohë që nuk ka munguar interesi për basketbollistin letonez. Jo vetëm kaq, por New York synon të largojë nga skuadra edhe veteranin Carmelo Anthony, për të ndërtuar një ekip me të rinj sezonin tjetër. Për sa i përket Cleveland vazhdon interesimi për Paul George, që do të largoht nga Indiana sezonin tjetër, raporton telesport. Skuadra e Houston është gati të nxjerrë në shitje disa nga lojtarët e saj, pat Beverley, Ryan Anderson e Lou Williams, për të patur më shumë hapësira financiare dhe realizuar ndonjë blerje “big”. Në krye të listës është Chris Paul, që pëlqehet edhe nga San Antonio. Por Houston ka hedhur sytë edhe nga Kyle Lowry, Blake Griffin e Paul Millsap, duke shpresuar të marrë njërin prej tyre. San Antonio mësohet se ka nxjerrë në merkato Danny Green, ndërsa Greg Monroe do të qëndrojë te Milwaukee.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat