Ende jemi në gjumë!

Basketboll

Ende jemi në gjumë!

Nga: Blerim Krasniqi Më: 28 qershor 2017 Në ora: 19:37
Blerim Krasniqi

Debate

Kombëtarja e Kosovës shumë shpejt do t’i fillojë përgatitjet për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës - “Kina 2019”.  Ditëve të fundit Kosova përforcoi radhët me dy basketbollistë cilësor, Gëzim Morinën e Erjon Kastratin. Kjo është pozitive, por u dashtë të mendohet edhe më herët, prapë nuk është vonë. Lojtarët e formatit si Gëzimi e Erjoni, janë të domosdoshëm edhe për Kombëtare tjera. Morina e Kastrati kanë kaluar grup-moshat në Slloveni dhe janë mirë të përgatitur për çdo sfidë. Nuk janë rastësisht ata, sepse dihet se në Slloveni për t’i kaluar të gjitha ato grup-moshat është vështirë, kur dihet farë konkurrence është.  Ardhja e tyre do të ndikojë pozitivisht për Kombëtaren e Kosovës, po ashtu edhe në prezantimin më të mirë për parakualifikueset. Nuk është kompletuar Kombëtarja me ardhjen e tyre, por ka marrë fizionomi më serioze, pa i nënvlerësuar të tjerët, përveç Dardan Berishës, të tjerët kanë mungesë eksperience në arenën ndërkombëtare.

Liga Ballkanike ka qenë një eufori e jona, një moment i domosdoshëm për një periudhë, tani është bërë bajat, nuk e kishte at bujën e madhe. Kështu që, këta djem me Dardanin nëse edhe Lis Shoshi vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e disa përforcime, mundemi lirisht me thënë, se Kombëtarja e merr at formën e vet, mund më lë një përshtypje të mirë kudo. Sa i përket asaj se a do të kualifikohemi apo jo, është temë me diskutuar.  Grumbullimet po vonojnë shumë, nuk e di ku janë problemet, sepse sa më shumë zvarritje aq më shumë kemi probleme. Këta djem duhet me qenë bashkë, me u ushtrua bashkë, është dashur me marrë pjesë në një turne seriozë, jo ende mos të jemi askund. Pra, me pasur prova gjenerale të ashtuquajtura para parakualifikimeve jo me dalë me një ose dy takime, sepse është e zbehtë. Mu ambientuar si Kombëtare, me gjet kundërshtarë të niveleve të këtyre ekipeve që ballafaqohemi. Me Maqedoninë dhe Estoninë? Optimizmi në zhargonin sportiv vdes i fundit, mos me pasur optimizëm ma mirë mos me marrë pjesë hiq. Duhet të jetë optimizëm real,  Maqedonia është shumë larg në rangim si përfaqësuese, e cila në katër e pese vitet e mëhershme ka qenë e katërta. Antiq lojtar që ka luajtur në NBA dhe vitet e fundit u bë kampion Evrope me Fenerbahcen, kjo dëshmon se sa janë të fortë, por të bëjmë një krahasim të tillë, është pak e tepër. Me Estoninë mundem me qenë deri diku, edhe ajo ka lojtarë nëpër Evropë dhe është problem për ti mundur.

Gëzimi e Erjoni janë lojtarë që premtojnë, nuk kanë pasur minuta e duhura në ekipet e tyre, por pavarësisht asaj, presim shumë. Mos grumbullimi, çdo ditë humbje kohe, e bënë të veten. Pothuajse është muaji i tretë që ka përfunduar kampionati dhe nuk ka kurrfarë lëvizje. Jemi në gjumë, a faktikisht duhet takime të ndryshme, stërvitje e lojë.

Autori është trajner i basketbolli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat