Sina i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Basketboll

Sina i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 12:08
Jaren Sina

Një tjetër basketbollist i kombëtares A të Kosovës ka arritur në Prishtinë për t’ju bashkëngjitur përgatitjeve të skuadrës për kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”. Bëhet fjalë për Jaren Sinën, i cili është edhe shqiptari i parë që ka qenë i ftuar në NBA draft ëorkout, më saktësisht te skuadra e Denver Nuggets. Sina është në formë mjaft të mirë dhe më se i gatshëm për të dhënë maksimumin për Përfaqësuesen tonë. Për Sinën kjo është paraqitja e dytë për Përfaqësuesen A të Kosovës, pas asaj të vitit të kaluar, ku Kosova ka marr pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2017, që edhe kanë qenë kualifikimet historike për basketbollin kosovar. Kosova merr pjesë në Grupin C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” dhe është në grup me Estoninë dhe Maqedoninë. Parakualifikimet evropiane do të luhen prej 2 deri më 19 gusht me sistem vajtje – ardhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat