Lisi gëzon Kosovën

Basketboll

Lisi gëzon Kosovën

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 12:09
Lis Shoshi

Basketbollisti i kombëtares A të Kosovës, Lis Shoshi tashmë ka arritur në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shoshi së fundi ka luajtur për Universitetin e Arkansasit, Little Rock (UALR NCAA). Për Shoshin kjo është paraqitja e parë me Përfaqësuesen dhe për këtë arsye ai me padurim po pret që të bartë fanellën e Kosovës. Shoshi do t’i bashkëngjitet Përfaqësueses së Kosovës në përgatitjet e përbashkëta, të cilat do të fillojnë më 2 korrik në Prishtinë, për të vazhduar më pas prej 5 korrik në Gjakovë, ku Kosova A do të qëndroj një javë për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat që e presin në muajin gusht.

Përfaqësuesja jonë në ndërkohë do të zhvilloj disa ndeshje miqësore, për të parë më për së afërmi formën e skuadrës. Kosova merr pjesë në Grupin C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” dhe është në grup me Estoninë dhe Maqedoninë. Parakualifikimet evropiane do të luhen prej 2 deri më 19 gusht me sistem vajtje – ardhje. Duhet theksuar se Lis Shoshi së fundi ka luajtur për Universitetin e Arkansasit, Little Rock (UALR NCAA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat