Dardan Berisha rikthehet në kryeqytet

Basketboll

Dardan Berisha rikthehet në kryeqytet

Nga: K.Goca Më: 5 korrik 2017 Në ora: 13:35
Dardan Berisha me kryetarin e klubit Blerand Stavilecin

Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha, sërish rikthehet te kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina. “Ashtu siç ju premtuam, KB SIGAL Prishtina nuk do të ndalet së punuari për edicionin historik 2017/2018. Pas rikthimit të trajnerit Ahmet Kandemir dhe transferimin e dy lojtarëve të ri, Zeek Woodley dhe Keon Johnson, në radhët tona kemi rikthyer Dardan Berishën për të cilin nuk kemi nevojë të shkruajmë më shumë.

Dardani me KB Prishtinën fitoi gjithcka cka ka për tu fituar: Tituj të Kampionit të Kosovës, Liga Ballkanike, Kupa të Kosovës dhe Superkupa të Kosovës. Tani koha është për të luftuar për synimet e radhës...Ditët në vijim ju njoftojmë edhe për disa "aderime" të tjera bombastike. Dardan, mirë së u riktheve në shtëpinë tënde, shtëpinë e kampionëve!”, bëhet e ditur nga KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat